Kronikë e zezë

Nëna dhe dy vajzat humbin jetën tragjikisht në Shkodër, pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike

Nëna dhe dy vajzat humbin jetën tragjikisht në Shkodër, pasi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë-Arrëz të Shkodrës, ku një nënë së bashku me dy vajzat kanë ndërruar jetë për shkak se ranë në kontakt me energjinë elektrike. Mediat raportojnë se njërën prej vajzave e ka zënë korrenti teksa po lahej në dush, ndërsa nëna dhe motra kishin shkuar për të ndihmuar. Të treja humbën jetën tragjikisht.

Viktimat janë Prendusha Kola, 43 vjeç, Sidorela Kola, 19 vjeç dhe Emiljana Kola, 16 vjeç.

"Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz. Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes", njofton policia.