Kronikë e zezë

Ndërron jetë fëmija 3 vjeçar në një kopsht të Fierit

Ndërron jetë fëmija 3 vjeçar në një kopsht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht privat të Fierit ku një fëmijë 3 vjeçar ka humbur jetën.

Sipas raportimeve të mediave 3 vjeçari është dërguar në spital nga edukatoret e kopshtit, por pa shenja jete.

Ai dyshohet të jetë mbytur pasi siç raportohet kishte hematoma në qafë.

Informacion paraprak

Në orën 13:00, në një kopsht privat në qytetin e Fierit, ka ndërruar jetë një fëmijë 3 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së fëmijës.