Ndërron jetë Kastriot Myftaraj. U vetëhodh nga kati i katërt i pallatit ku jetonte

E Enjte 7 Korrik 2022, 17:12
TiranaPost
Ditën e sotme analisti Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë dhe ka ndërruar jetë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Në momentin që kreu aktin e rëndë në shtëpi ka qenë edhe nëna e tij 90-vjeç, sipas policisë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.