Motori përplaset me shtyllën e tensionit në Kamëz, humb jetën 30-vjeçari

E Martë 4 Janar 2022, 14:38
TiranaPost

Foto Ilustruese
Motori është përplasur me shtyllën e tensionit pak minuta më parë dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë nga elektriciteti shtesasi E.K 30 vjeç.
Tiranë/Informacion paraprak i Policisë
Më datë 04.01.2022, rreth orës 13:35, në Kamzë, në vendin e quajtur “Tre fushat”, shtetasi E. K., rreth 30 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë tensioni.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi E. K., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.