Kronikë e zezë

Makina ra në rezervuarin e Çekrezës, humbin jetën një djalë dhe një vajzë

Makina ra në rezervuarin e Çekrezës, humbin jetën një

Një djalë 22 vjeç, i identifikuar si E. M dhe një vajzë 20 vjeçe e identifikuar si D. Gj janë dy viktimat e gjetura brenda automjetit që ra në rezervuarin e Çekrezës.

Ishte roja i rezervuarit që dalloi makinën në ujë dhe njoftoi policinë. Pas operacionit të kërkimit, u nxorrën trupat e pajetë.

Rezervuari i Çekrezës ndodhet në afërsi të Kamzës, në periferi të Tiranës.

Ende është e paqartë se si ka përfunduar makina e tyre në rezervuar dhe prej sa orësh ka ndodhur ngjarja. Policia ka nisur hetimet.