Kronikë e zezë

Makina hyn në oborrin e shtëpisë në Vaqarr, vdes 25 vjeçarja

Makina hyn në oborrin e shtëpisë në Vaqarr, vdes 25

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vaqarr mëngjesin e sotëm. Drejtuesi i automjetit tip Audi ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në oborrin e një shtëpie. Si pasojë, ka aksidentuar 25 vjeçaren Marjana Sahitaj që ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pak minuta më vonë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se S.Th ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike kur ka shembur me forcë murin anësor të shtëpisë në Vaqarr dhe ka hyrë në oborrin e familjes Sahitaj.