Kronikë e zezë

Kush janë dy viktimat e atentatit tek Unaza e Re? Emra të njohur për drejtësinë

Kush janë dy viktimat e atentatit tek Unaza e Re? Emra të njohur

Janë identifikuar dy viktimat e atentatit të pak minutave më parë, kur një makinë në lëvizje qëlloi në drejtim të një Audi.

Nga breshëria e plumbave të pajetë mbetën Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, Të dy emra këto të njohur për drejtësinë. Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë.

Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij doli edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai njihej edhe si mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish-policin që u vra më 27 gusht të vitit 2019.

Viktima tjetër, Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës.

Policia aktualisht ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.