Kronikë e zezë

Kush ishte Iliaz Çali, 37-vjeçari që u vra mbrëmë në makinë

Kush ishte Iliaz Çali, 37-vjeçari që u vra mbrëmë

Viktima e atentatit të mbrëmshëm, Iliaz Çali, 37 vjeç, nuk ishte emër i panjohur për policinë. Pas ngjarjes së Rinasit, vjedhjes së 2016-ës dhe kontrollit në zonë, në shtëpinë e tij, në fshatin Rinas i ri, u gjetën disa rrënjë kanabis. Në atë kohë u arrestua nëna e tij Xhemile Çali dhe u shpall në kërkim Iliaz Çali, i cili më vonë edhe u arrestua.

Çfarë ndodhi dje?

Mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës, policia gjeti makinën e marrë prej Çalit me qira, tip Land Rover në anë të rrugës dytësore Tiranë-Durrës dhe trupin e pajetë të Çalit. Në fillim u mendua se bëhej fjalë për një aksident, por më pas, plumbat në makinë dhe gëzhojat që u gjetën në vendngjarje vërtetonin se bëhej fjalë për një vrasje.

Mendohet se me Çaljan në makinë ka qenë një person i dytë, që i plagosur, duhet të ketë dalë nga makina. Kjo pasi, dera e pasagjerit është gjetur e hapur.