Kronikë e zezë

Kjo është 18 vjeçarja që u vra me breshëri plumbash nga partneri në Mal të Zi, thirrje për protestë

Kjo është 18 vjeçarja që u vra me breshëri plumbash

Ngjarja tronditëse ndodhi dy ditë më parë në Tuz të Malit të Zi. 18 vjeçarja Sheila Bakija u vra me breshëri plumbash nga partneri i saj i cili pas krimit është arratisur me Audi-n e tij dhe akoma nuk është kapur nga autoritetet.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë. Partneri i 18 vjeçares ka marrë armën dhe ka shkuar në shtëpinë e Sheila Bakijës, ku e ka qëlluar ndërsa ka vrarë edhe gjyshën e saj, si dhe ka plagosur të atin e Sheilës.

Në rrjetet sociale janë publikuar fotot e të resë, ndërsa bëhet thirrje për një protestë sot në orën 12:00 nga qytetarët.

Kjo është 18 vjeçarja që u vra me breshëri plumbash

E reja thuhet të ketë bërë një denoncim në muajin gusht ndaj Ilir Gjokaj por ai nuk u arrestua dhe u dënua. Prokuoria e Podgoricës nuk e ka arsyetuar si vepër penale dhunën e denoncuar nga e reja për arsye të paqarta.

Kjo është 18 vjeçarja që u vra me breshëri plumbash

Ngjarja e rëndë në Malin e Zi u pasua nga ajo dje në Tiranë ku 26 vjeçari vrau me thikë partneren e tij ganeze për arsye xhelozie dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 8-të i një pallati.

*Tiranapost.al.