Këmbësori përplaset për vdekje nga një makinë në aksin Kolonjë-Lushnjë

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në segmentin rrugor që lidh Kolonjën me Lushnjën.
Policia ka njoftuar se automjeti që drejtohej nga 42-vjeçari Aleksandër Zeka, ka përplasur këmbësorin Isuf Bardhi, 84 vjeç i cili ka qenë duke lëvizur në këmbë në kohën e ngjarjes, pas së cilës ka ndërruar jetë në spital.
Uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërkohë Zeka është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet përkatëse.
Njoftimi i plotë nga policia:
Lushnjë-Informacion paraprak
Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Tiranapost.al