Kronikë e zezë

Katër të plagosur nga përplasja e dy makinave në aksin Tepelenë- Gjirokastër

Katër të plagosur nga përplasja e dy makinave në aksin

Katër persona janë lënduar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc” si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin nacional Tepelenë- Gjirokastër.

Sipas informacioneve nga policia, një autoveturë që po transportonte 3 emigrantë të paligjshëm ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit bashkë me pasagjerët.

Aksidenti duket se ka ndodhur si pasojë e drejtuesit të ri në moshë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë“, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Tiranapost.al