Kronikë e zezë

Ishte zhdukur prej dy ditësh! 45-vjeçari gjendet i pajetë në makinën e tij në Vlorë

Ishte zhdukur prej dy ditësh! 45-vjeçari gjendet i pajetë

Një 45-vjeçar me inicialet E.L., është gjetur i pajetë ditën e sotme brenda automjetit të tij në qytetin e Vlorës, në lagjen “Osman Haxhiu”

Raportohet se familjarët po e kërkonin, pasi ishte zhdukur prej dy ditësh. Nga hetimi paraprak duket se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale, me gjasa infark kardiak, teksa në trupin e tij nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtimi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al