Kronikë e zezë

Ishte duke peshkuar me gjenerator! Ndërron jetë 62-vjeçari nga Bulqiza

Ishte duke peshkuar me gjenerator! Ndërron jetë 62-vjeçari nga

Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Tre Çezmat” në Bulqizë, ku një 62-vjeçar ka ndërruar jetë teksa po peshkonte me gjenerator.

Sipas raportimeve paraprake, i moshuari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike çka ka shkaktuar edhe humbjen e jetës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka çelur një hetim për të zbardhur rrethanat e plota të vdekjes.

Tiranapost.al