Kronikë e zezë

Ishin nisur drejt Rinasit. Aksidentohet familja, gruaja 56 vjeç humb jetën

Ishin nisur drejt Rinasit. Aksidentohet familja, gruaja 56 vjeç humb
Foto Ilustruese

Policia ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur sot në afërsi të Sanxhakut, ku humbi jetën një 56-vjeçare. Ajo udhëtonte me taksi me vajzën dhe dy fëmijët e vajzës.

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, Taksia e drejtuar nga shtetasi L.D. 40 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja Prena Gjetani, 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.