Ish-kryetari i Komunës së Velipojës ndërron jetë në spital pas atentatit

E Hënë 29 Nëntor 2021, 20:20
TiranaPost
Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës së Velipojës, i cili u qëllua mbrëmjen e sotme, në Shkodër, me armë zjarri ka ndërruar jetë në spital pak kohë pas atentatit.
Pavarësisht se është transportuar menjëherë në spital, Ujka nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra. Mësohet se viktima u qëllua në shtyllën kurrizore, pas shpine.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto”, në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ka qenë duke ecur.
Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Tiranapost.al