Kronikë e zezë

Identifikohet viktima e atentatit të mbrëmshëm. Si ndodhi ngjarja?

Identifikohet viktima e atentatit të mbrëmshëm. Si ndodhi

Viktima e atentatit të mbrëmshëm është identifikuar si Iljaz Cali. 37-vjeçari banues në Rinas i Ri ka mbetur i vrarë dje pak para mesnatës, teksa është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Ngjarja ndodhi në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Policia në fillim gjeti makinën me trupin e pajetë dhe u dyshua për aksident, por më pas, nga prania e gëzhojave në vendngjarje e cilësuan si vrasje.

Në automjet dyshohet se ka qenë edhe një pasagjer, por është larguar para se të mbërrijë policia. Ky dyshim ka lindur pasi dera e pasagjerit është gjetur e hapur.

Motivet e kësaj vrasje janë nën hetim.