Kronikë e zezë

Identifikohen tre viktimat e atentatit në Fushë Krujë

Identifikohen tre viktimat e atentatit në Fushë Krujë

Diklen Vata 30 vjeç, Besmir Hoxha dhe Brilant Martinaj kanë mbetur të vdekur pas atentatit në mbikalimin e Fushë Krujës.

Makina ku udhëtonin tre viktimat u sulmua me armë nga një mjet tjetër në lëvizje. Sipas policisë është qëlluar me breshëri 50 herë drejt automjetit të tyre. Diklem Vata, pasagjer ka arritur të dalë nga makina, por nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga plumbat, kurse dy viktimat e tjera janë djegur në makinë.

Në vendngjarje nuk ka pasur kamera sigurie apo biznese afër.

Sipas informacioneve të para, Diklen Vata ka pasur precentë penal. Në 2017-ën është dënuar për drogë. Kurse Brilant Martinaj ishte shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohej për dy vrasje.

Pak minuta pas ngjarjes një makinë e tipit Volsëagen Passat u gjet duke u djegur rreth zonën së krimit. Dyshohet se është makina që kanë përdorur atentatorët.