Kronikë e zezë

I vodhën 100 mijë euro dhe florinj në shtëpi, biznesmeni rrëfen torturat që i bënë grabitësit

I vodhën 100 mijë euro dhe florinj në shtëpi, biznesmeni

10 persona të maskuar dhe të armatosur hynë në shtëpinë e nbiznesmeni Nazmi Çangu nga fshati Nikël i Krujës. Arritën të merrnin 100 mijë euro, një sasi të konsiderueshme floriri dhe lidhën e torturuan kryefamiljarin. Vetë biznesmeni tregon për mediat tmerrin e jetuar orët e fundit.

I vodhën 100 mijë euro dhe florinj në shtëpi, biznesmeni

“Më gjuajti me kauçuk poshtë gushën. I thashë ca policie jeni?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gjuajtën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin me gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda. Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë skam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me 2 mijë lekshe, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë. Kishte nja 5-6 çelsa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste”, rrëfeu ai.

Familja sapo ishte kthyer nga një darkë në shtëpi. Gruan e biznesmenit dhe katër fëmijët i kycën nëpër dhoma derisa morën paratë dhe sendet me vlerë nga kasaforta.