Kronikë e zezë

I kishte shpëtuar 3 atentateve/ Kush është Aris Papas, shqiptari i ekzekutuar në Athinë?

I kishte shpëtuar 3 atentateve/ Kush është Aris Papas, shqiptari

34-vjeçari Aris Papas i cili u vra ditën e sotme në kryeqytetin e Greqisë me 8 plumba, ishte një person i njohur për drejtësinë me precedent penal për trafik të lëndëve narkotike, plagosje dhe grabitje.

Ai i kishte shpëtuar 3 atentateve të tjerë dhe sipas mediave greke ai qarkullonte me jelek anti-plumb dhe i armatosur. Në fund të shkurtit të këtij viti ai është kapur nga policia e Larisas teksa po udhëtonte me një biçikletë dhe u dallua që kishte jelek anti-plumb dhe me armë. Ai është shoqëruar në komisiariat ku ai iu ka shpjeguar efektivëve të Policisë greke se i ishte kërcënuar jeta disa herë dhe për këtë shkak u la i lirë. Vetëm pak minuta pasi ai është lënë i lirë dhe po atë ditë një tjetër atentat kundër tij ka ndodhur në stacionin e Larisës.

Gjithashtu, Papas i kishte shpëtuar një tjetër atentati me armë në vitin 2008 në zonën e Aharnon të Athinës.

Tiranapost.al