Kronikë e zezë

Humb jetën 13-vjeçari nga Lushnja, dyshohet se është vetëvarur

Humb jetën 13-vjeçari nga Lushnja, dyshohet se është

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është dërguar nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem. Dyshohet se i mituri është vetëvarur në shtëpi.

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.