Kronikë e zezë

Grabitja në Rinas/ I penduari Alkond Bengasi përballet me 6 të arrestuarit

Grabitja në Rinas/ I penduari Alkond Bengasi përballet me 6 të

Përfundoi pas 6 orësh seanca e gjyqit ku u ballafaquan i penduari Alkond Brengasi dhe 6 të arrestuarit për grabitjen e 9 prillit 2019, në Rinas. Seanca e ballafaqimit u bë me kërkesë të të pandehurve, ndërsa Brengasi ka pohuar se ka qenë ai që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin 'Hetimi Tatimor'.

I penduari Alkond Bengasi ka treguar skemën dhe rolet e të përfshirëve në grabitje, i cili është ballafaquar me 7 të arrestuarit e tjerë gjatë seancës.

Grabitja në Rinas/ I penduari Alkond Bengasi përballet me 6 të
Alkond Brengasi

Alkond Brengasi ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Të pandehur për çështjen janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, të arrestuar dhe Talo Çela, që është në kërkim.

Ndërkohë Oltion Veseli e ka mohuar të ketë lidhje me grabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas, ndërkohë që pretendon se Gjykata e dënoi në mungesë të provave dhe fakteve. Brengasi është ballafaquar edhe me vëllezërit Çala.

Grabitja në Rinas/ I penduari Alkond Bengasi përballet me 6 të

Kujtojmë që Brengasi ka identifikuar dhe Ragip Hajdinin, i cilësuar si 'daja' nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në qeli 4 muaj më parë. Sipas hetuesve, 'daja' dyshohet se është personi që ka siguruar furgonin 'Chevrolet' që më pas u modifikua në Elbasan për t’u përdorur në grabitje.

Grabitja në Rinas/ I penduari Alkond Bengasi përballet me 6 të

Në grabitje u arrit të merrej një shumë prej 4.6 milionë euro, ndërsa truri i bandës, Admir Murataj, mbeti i vrarë gjatë në shkëmbimin e zjarrit që pati me policinë. Për grabitjen e 9 prillit në Aeroportin e Rinasit është në kërkim Talo Çela.