Kronikë e zezë

Gjykata vendos për shoferen 19-vjeçare të ‘Smart’-it që u aksidentua, ku humbi jetën kunata e saj

Gjykata vendos për shoferen 19-vjeçare të

Lidhet në ‘arrest shtëpie’ 19-vjeçarja Denisa Doku, shoferja e cila u aksidentua me makinën ‘Smart’ në Kamzë, ngjarje prej së cilës humbi jetën kunata e saj Alida Spahiu.

Prindërit e viktimës i kishin kërkuar trupit gjykues që e reja të mos ndiqej penalisht, por Gjykata vendosi “arrest shtëpie” si dhe heqje të patentës deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata vendos për shoferen 19-vjeçare të

"Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë te sqaruara . Kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës", thanë familjarët e viktimës.

Avokati i të resë, Bardh Koci kërkon masë të lehtë sigurie, pasi vajza është studente dhe duhet t’i jepet mundësia të vazhdojë shkollën.

Gjykata vendos për shoferen 19-vjeçare të

"Duhet të ndalohej edhe drejtuesi i Benz-it deri sa të dalë ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në momentin që Smart-i do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkoolizuar dhe nuk ka qene me shpejtësi", ka thënë avokati.

Denisa Doku i preu rrugën një mjeti tip “Benz” në Kamzë, ndërsa u fut në një rrugë kundërvajtje. Ajo ndodhet në spital prej tre ditësh pasi mori plagë nga aksidenti.