Kronikë e zezë

Gjendet një trup i pajetë në Peqin. Është vrarë me armë

Gjendet një trup i pajetë në Peqin. Është vrarë me

Një trup i pajetë është gjetur në Peqin në afërsi të lumit Shkumbin. Nga këqyrja paraprake, viktima është vrarë me armë zjarri. Identiteti i tij nuk dihet ende, por dyshohet të jetë rreth 45 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.