Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur në banesën e tij një 77-vjeçar në Kurbin! Dyshohet se është vetëvrarë

Gjendet i vdekur në banesën e tij një 77-vjeçar në

Një 77-vjeçar me inicialet T.K., është gjendur i vdekur në banesën e tij në Fushë-Milot të Kurbinit rreth orës 10:40 të mëngjesit të sotëm.

Autoritetet raportojnë se kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ai është vetëvrarë me armën e tij të gjahut.

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 08.04.2021,rreth orës 10 :40, në Fushë-Milot,Kurbin, në banesën e tij dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi T.K.,77 vjeç .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al