Gjendet i pajetë në rrugë një 53-vjeçar në Kombinat

E Hënë 22 Nëntor 2021, 08:34
TiranaPost
Rreth orës 06:30 është gjetur i pajetë një 53-vjeçar në Kombinat. Trupi është identifikuar si i shtetasit me inicialet P.G.
Nga këqyrja paraprake nuk ka pasur shenja dhune. Ndaj dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ekspertët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.