Kronikë e zezë

Gjendet i pajetë në makinë një 24-vjeçar në Tiranë

Gjendet i pajetë në makinë një 24-vjeçar në

Pa shenja dhune, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij një 24-vjeçar nga Tirana. Viktima është identifikuar me inicialet J.C.

Makina ishte e parkuar në rrugën Muhamet Gjollesha në kryeqytet.

Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Policia ka nisur hetimet për ndonjë pistë të mundshme.