Gjendet 32-vjeçarja e humbur. U mbajt për 9 ditë peng në një hotel


E.D humbi që prej 25 korrikut kontaktin me familjen. E reja, nënë e dy fëmijëve u largua nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Bashkëshorti i saj denoncoi humbjen në Polici.
E.D është gjetur dje në një hotel e mbajtur peng për 9 ditë nga shtetasi Marjus Musaku, 32 vjeç.
Musaku u kap në flagrancë dhe akuzohet për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Musaku është banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M., i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kërcënuar për jetën e familjarëve të saj.