Kronikë e zezë

E rëndë/ 23 vjeçarja vritet në shtëpi të prindërve nga ish bashkëshorti

E rëndë/ 23 vjeçarja vritet në shtëpi të

Një 23-vjeçare është vrarë me armë zjarri nga ish bashkëshorti mbrëmjen e djeshme në Zhupan të Fierit. Elton Meta, 31-vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-gruan e tij Sabrina Bengaj në shtëpinë e prindërve të saj teksa ajo ishte duke ngrënë darkën deklarojnë familjarët. Mediat raportojnë se një vit më parë 31-vjeçari kishte kërcënuar se do të vriste veten, dhe ka marrë peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre në Zhupan.

31-vjeçari nga fshati Peshtan i Fierit, një vit më parë kërcënoi se do të vetëvritej në oborrin e shtëpisë së prindërve të bashkëshortes. Kjo e fundit e kishte braktisur një javë më parë dhe bashkë me vajzën e mitur qëndronte të prindërit në Zhupan.

Në gjendje depresive 31-vjeçari shkoi në shtëpinë e vjehrrit dhe pasi nuk arriti të binde gruan të kthehej qëlloi 2 herë në ajër. Më pas e drejtoi armen nga vetja duke kërcënuar vetëvrasjen për 5 orë.

Me ndërhyrjen e ekipeve special ai u dorëzua, pa u lënduar askush. 31-vjeçari është arrestuar disa orë më vonë nga policia.

Tiranapost.al