Kronikë e zezë

Shokuese/ Fqinji rrëmben dhe vret fëmijën 8-vjeçar. Kamerat japin nënën në gjendje traumatike

Shokuese/ Fqinji rrëmben dhe vret fëmijën 8-vjeçar.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në shtëpinë e tij.

Ka qenë nëna e viktimës që e ka denoncuar djalin e saj të zhdukur rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, në oborrin e Klodian çalamanit, i mbuluar me baltë.

Mësohet se viktima po qarkullonte me biccikletë më momentin e rrëmbimit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.

Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit K. Ç., 38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.

Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj, njoftoi Policia.

Para disa, vitesh Çalamani kishte bërë një tentativë për të rrëmbyer një vajzë.

Tiranapost.al