Kronikë e zezë

Çfarë mund ta ketë çuar në Pukë italianin që u gjet i djegur në makinë!

Çfarë mund ta ketë çuar në Pukë italianin

Davide Pecorelli, biznesmen në Itali, i humbi gjurmët në Shqipëri dhe më pas u gjet i djegur në makinën që kishte marrë me qira, në një fshat në Pukë.

Po përse shkoi nga Vlora, ku jetonte bashkëjetuesja e tij, në Pukë, Pecorelli dhe ç`tregojnë hetimet e deritanishme? Gazetari Artan Hoxha tregon dinamikën e ngjarjes në ABC News.

“Davide Pecorelli ka ardhur në Shqipëri në 3 janar. Ka shkuar në Vlorë, sepse bashkëjetuesja e tij është nga Vlora. Nga Vlora në datën 3, në datën 4 ka shkuar në Pukë. Nga data 4 deri në datën 6 ka rezervuar në ish-hotel Turizmin në Pukë. Për të huajt, ky hotel është gjithmonë një pikë referimi.

Në datën 4 dhe në 5 ka fjetur në hotel, ka ngrënë në restorantin e hotelit. Ka qenë vetëm. është i filmuar nga kamerat e hotelit.

Ditën e tretë, teksa ka qenë duke u kthyer në rrugën e vjetër, nga Shpali për të shkuar në Pukë, në afërsi të fshatit Gjegjan është gjetur automjeti i tij, që e kishte marrë me qira, i djegur.

Ku qëndron pikëpyetja?

Kishte dy parukeri, një hotel me dy yje në Itali.

Po pse ka shkuar Pecorelli në Pukë? Në bagazh kishte një valixhe me produkte kozmetike. Po ç`kërkonte një italian me biznese në Itali që të shiste produkte kozmetike në zona të varfra në fshatra në Pukë? Po nga ana tjetër, ai nuk është parë me asnjë njeri të dyshimtë, në takime (nga sa tregojë kamerat e hotelit dhe banorët).

Trupi nuk kishte shenja dhune, as në tapicerinë e makinës nuk janë gjetur shenja arme. Nuk ka pësuar as aksident. Deri tani dyshohet vdekja e tij ka ndodhur për shkak të një defekti teknik të makinës. Lënda djegëse e benzinës mendohet se ka ndihmuar zjarrin të përhapet në ato përmasa. Por ka shumë pikëpyetje ende”, tha Hoxha.