Kronikë e zezë

Familjarët e 3 vjeçarit që humbi jetën në kopsht në dyert e Prokurorisë: S’ka mundësi të mbytet në një varëse rrobash

Familjarët e 3 vjeçarit që humbi jetën në kopsht

Në Fier familjarët e fëmijës 3 vjeçar që humbi jetën në një kopsht privat kërkojnë drejtësi para Prokurorisë.

Ata thonë që e kanë marrë vesh në spital që fëmija kishte shkuar i pajetë pasi në fillim i kishin gënjyer se djali ishte mirë.

Familjarët e 3 vjeçarit nuk e besojnë që është mbytur për shkak të varëses së rrobave.

“Edukatorja më ka gënjyer, më ka marrë mua të parën në telefon më tha është mbytur me litar të bluzës, është në gjendje të mirë dhe është përmendur.

Në momentin që shkova në spital, më thanë është futur në sallë të operimit, pastaj doktori më tha fëmija ka ardhur pa jetë këtu.

Na thanë ka kamera sigurie, por kur shkuam nuk kishte. Djali 15 kg nuk ka mundësi të mbytej nga varësja. Kërkoj drejtësi për shpirtin e Noas tim”, tha nëna e djalit 3 vjeçar.