Kronikë e zezë

Familjarët denoncojnë zhdukjen e Ervis Martinajt

Familjarët denoncojnë zhdukjen e Ervis Martinajt

Familjarët e Ervis Martinajt kanë denoncuar në polici se kanë humbur kontaktet prej disa ditësh me të shumëkërkuarin e Policisë dhe SPAK.

Martinaj është shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, pasi akuzohet se ka ofruar deri në 500 mijë euro për ekzekutimin e Endrit Dokles.

Policia dyshon se ai është larguar prej disa muajsh jashtë Shqipërisë në mënyrë ilegale. Nga verifikimi i sistemit TIMS është parë që ka pasur lëvizje të shpeshta drejt Kosovës të Ervis Martinajt, por në periudhën kur nuk ishte shpallur në kërkim.

Nga ana e policisë, ka dyshime se ai mund të jetë larguar drejt Dubait.

Denoncimi i familjarëve, vjen pas rreth një muaji nga atentati në Fushë-Krujë ku mbetën të vdekur 3 persona, një prej tyre kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj. Policia nuk përjashton mundësinë e një inskenimi nga familjarët për të humbur gjurmët e tij.