Kronikë e zezë

Ekzekutim mafioz në Athinë! Shqiptari qëllohet 8 herë në lokal

Ekzekutim mafioz në Athinë! Shqiptari qëllohet 8 herë

Një ekzekutim mafioz i ka marrë jetën një shqiptari ditën e sotme në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të zonës të Sapolias, ku autori ka qëlluar plot 8 herë mbi viktimën Aris Papas, 38 vjeç dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Mediat greke raportojnë se dyshohet që autori të ketë përdorur një taksi për t’u ëlarguar nga vendngjarje. Shqiptari i vrarë është një person i njohur për drejtësinë greke, teksa ishte arrestuar në të shkuarën për trafik droge dhe kishte qenë objekt atentatesh edhe në të shkuarën.

Tiranapost.al