Kronikë e zezë

'E vrava se donte të më fejonte'. 19-vjeçarja në Durrës vret dhe varros babain në oborrin e shtëpisë

'E vrava se donte të më fejonte'. 19-vjeçarja në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.

Hygerta Meta, 19 vjeçe, studente për Ekonomi Biznes, ka vrarë dhe më pas varrosur në oborrin e shtëpisë babain e saj 59 vjeç, Pëllumb Meta.

Familja kishte denoncuar humbjen e tij prej 10 ditësh.

Pas marrjes në pyetje të familjarëve, bashkëshortes, dy djemve dhe vajzës, kjo e fundit ka bërë rrëfimin rrëqethës.

Ajo ka treguar se e ka vrarë pranë kasolles, me armën e tij të punës (pasi i ati punonte si roje).

Sipas saj, konfliktet me babain kanë qenë të vazhdueshme.

“Unë e vrava babanë sepse donte të më martonte me dikë që nuk e doja, me një djalë nga fshati që ishte emigrant. Unë doja të vijoja shkollën”, ka dëshmuar 19-vjeçarja para grupit hetimor.

Ngjarja është nën hetim dhe policia po investigon nëse ka pasur bashkëpunëtorë në këtë krim.