Kronikë e zezë

E rëndë në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas veten

E rëndë në Vlorë, nipi vret xhaxhanë dhe më pas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës, ku nipi ka vrarë xhxhanë e ti dhe më pas veten me armë gjahu. Viktimat janë identifikuar si Genci Koreta, 39 vjeç (nipi) dhe xhaxhai Jorgji Koreta, 64 vjeç.Policia ndodhet në vendgjarje për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Në fshatin Mekat, Vlorë, dyshohet se shtetasi G. K, ka vrarë me armë gjahu në banesë xhaxhain e tij, shtetasin J. K, dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al.Z.B