Kronikë e zezë

E mitura në Tiranë përdhunohet në shtëpinë e saj nga shoku i babait

E mitura në Tiranë përdhunohet në shtëpinë e saj

Një vajzë e mitur rreth moshës 12-vjeçare është përdhunuar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën ku vajza jetonte me familjen e saj, ndërsa autori mësohet se ka qenë shok me babain e të miturës.

Astrit Terolli, 55-vjeç kishte shkuar për vizitë në banesën e shokut të tij, por aty gjeti vetëm të miturën. Ai përfitoi nga fakti që e vogla ishte vetëm në atë moment në banesë, e përdhunoi atë dhe më pas u largua.

E mitura e tronditur u ka treguar gjithçka prindërve kur ata erdhën në shtëpi dhe e gjetën vajzën të gjakosur e në gjendje të rëndë.

E vogla është në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme. Ekspertiza tregoi se vajza e vogël ishte përdhunuar dhe pas marrjes së dëshmisë së saj, 55-vjeçari Terolli u arrestua.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur”.