Kronikë e zezë

Dy të vdekur nga atentati në Tiranë

Dy të vdekur nga atentati në Tiranë
Foto nga vendngjarja

Breshëria e të shtënave në drejtimin të Audit në bardhë, në zonën e Unazës së Re, ka shkaktuar dy viktima.

Makina ndodhej në semafor në kohën që është qëlluar. Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe as motivi i vrasjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.