Drejtuesi i motorit ndërron jetë duke udhëtuar në aksin Shkodër – Koplik

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Shkodër- Koplik, ku Sherif Sakicaj, 71 vjeç, ka humbur jetën teksa po udhëtonte me motorin e tij.
Sipas policisë, drejtuesi i motorit nuk ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të aksidentit por për shkak të një arresti kardiak.
Ndërkohë, hetuesit po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ informacion paraprak
Më datë 23.11.2021, rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik, një motomjet ka humbur kontrollin, për pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. S., 71 vjeç ka humbur jetën
Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga nuk ka pësuar dëmtime.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit
Tiranapost.al