Kronikë e zezë

Drejtuesi i mjetit përplas motoristin për vdekje në Vaun e Dejës

Drejtuesi i mjetit përplas motoristin për vdekje në Vaun e

Një aksident tjetër me motorist është shënuar ditën e sotme, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person. Ngjarja u regjistrua në Vaun e Dejës, ku një drejtues mjeti përplasi për vdekje drejtuesin e motomjetit.

Policia ka njoftuar se aksidenti ndodhi rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë të Shkodrës, ku humbi jetën Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat.

Viktima u përplas nga shoferi me iniciale S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë. Pas incidentit, ky i fundit u shoqërua në komisariat për veprimet përkatëse.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme

Tiranapost.al