Kronikë e zezë

Detajet e para të vrasjes në Peqin. Dyshohet se viktima nuk është i zonës

Detajet e para të vrasjes në Peqin. Dyshohet se viktima nuk

Nuk dihet ende identiteti i trupit të pajetë që u gjet në Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin. Dyshimet e para janë se 45-vjeçari mund të mos jetë banor i zonës. Ai është qëlluar me armë zjarri, me dy plumba. Dyshohet se vrasja ka ndodhur diku tjetër dhe më pas trupi është transportuar pranë lumit.

45-vjeçari është gjetur i vrarë me dy plumba, një në shpinë dhe një në brinjë. Mendohet se ekzekutimi është bërë mbrëmjen e kaluar, por trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme.

Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.