Kronikë e zezë

Detaje tronditëse nga ngjarja në Selenicë. Vajza e shtëpisë tregon si u përdhunua nga grabitësi

Detaje tronditëse nga ngjarja në Selenicë. Vajza e

Detaje tronditëse janë zbuluar orët e fundit nga ngjarja në Selenicë. Ajo që në fillim u raportua vetëm si grabitje dhe pengmarrje, në fakt ishte edhe ngacmim seksual dhe më pas edhe përdhunim i një vajze të mitur.

Ka qenë si fillim kryefamiljari që ka treguar se grabitësi Vitrin Çobaj, 38 vjeç, kishte hyrë i maskuar në shtëpinë e tij. Kishte detyruar gruan e shtëpisë të lidhte burrin dhe më pas e kishte zhveshur atë.

Kryefamiljari tregon se pas këtij momenti, Çobaj kishte shkuar në dhomën ku flinin fëmijët dhe kishte marrë nën kërcënimin e thikës vajzën 17-vjeçe, që ka edhe probleme me shikimin. E ka çuar në kasollen e lopëve ku edhe e ka përdhunuar.

“Unë kam qenë brenda kur ai person ka ardhur në shtëpinë time. Unë jam trembur dhe jashtë mase dhe jam ende e tronditur. U mundova të shpëtoja të gjithë familjen nga kjo situatë. Kam edhe vështirësi se nuk shoh mirë se jam edhe grupi i dytë e verbër. Çfarë ndodhi më pas? Ai siç e tregoi dhe babi im historinë, ai më mori forcërisht mua edhe më çoi në një kasolle bagëtish dhe atje filloi ajo çështja, ajo gjë atje. Unë i kërkoj të dënohet edhe të mos lëshohet më nga burgu. Njëherë e përgjithmonë. Të rrijë i dënuar përjetë. Ia tregova të gjitha policisë ato që kanë ndodhur. Ai më ka kërcënuar me atë që bëri se mua ma vuri thikën në grykë”, ka rrëfyer mes lotëve ajo.

Kurse kryefamiljari tregoi: ““Ishte ora 6 e mëngjesit, unë kur dola pashë një njeri me maskë. Kur u futëm në banesë, ata kishin kyri te dhoma e fëmijëve. Ishte me maskë të kuqe. Aty kisha 5 fëmijët. Mua më drejtoi armën dhe u ula në tokë. Kurse gruas i tha më bëj një kafe dhe sillma këtu. I tha gruas hajde provoje kafen se mos më ke hedhur ndonjë helm, pastaj e piu kafenë ai. Pastaj na futi brenda në banesë te dhoma jonë ne të dy burrë dhe grua dhe na lidhi ne të dyve. Më pas lidhi edhe bashkëshorten. Dhe më pas me kërcënimin e armës veproi ndryshe me gruan, e zhveshi dhe nuk dhunoi. Pasi bëri këtë gjë u largua nga dhoma jonë dhe vajti te dhoma e fëmijëve. Ka kërcënuar dy cupat e mëdhaja. Cupa e parë ndejti në vend kurse vajza e dytë iku nga shtëpia dhe erdhi te kryeplaku në fshat dhe vajti në polici. Policia erdhi nga Vlora për 25 minuta. Pasi mbaroi me mua mori cupen e madhe dhe e futi te stalla e lopëve dhe e ka përdhunuar forcërisht. Vajza është minorene dhe e sëmurë, invalide grupi i dytë për shkak të shikimit. Unë e njoh autorin dhe është shfaqur si kasap i kam shitur një vic dhe e njohja në zonë. E dallova në zë dhe e identifikova. Na mori lekët që shitëm vicin dhe disa dokumenta të tjera. Ai të marrë dënim të përjetshëm dhe unë atë nuk e fal kurrë atë person”.

Identiteti i kësaj familje është ruajtur për arsye privatësie. Ngjarja ka ndodhur natën e djeshme, në fshatin Brataj, në Selenicë dhe sot Çobaj është vënë nën pranga.