Burri dhe gruaja e zhdukur gjenden të pajetë në Golem

Asfiksimi nga gazi është shkaktari kryesor, sipas hetimeve paraprake, i vdekjes së një burri dhe gruaje, të cilët janë gjetur pasditen e sotme ne apartamentin e tyre.
Sipas policisë, trupat e pajetë u zbuluan rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesë Mihal Jani, 60 vjeç dhe Anila Llulla, 50 vjeçe.
Në trupat e viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune, sakaq vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Tiranapost.al