Kronikë e zezë

Blegtori humb jetën pasi bie në përrua në Delvinë

Blegtori humb jetën pasi bie në përrua në Delvinë

Një banor i fshatit Tatzat në Delvinë ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, teksa ishte duke kullotur bagëtitë e tij në vendin e quajtur Guvel.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua, ku dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Pas ndodhisë, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën Shaban Qokut.

Njoftimi i policisë:

Delvinë/Informacion paraprak.

Më datë 29.11.2021, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Tiranapost.al