Kronikë e zezë

Banesa përfshihet nga flakët në Gjirokastër, humbin jetën çifti i pronarëve

Banesa përfshihet nga flakët në Gjirokastër, humbin

Bilanci i viktimave ka qenë katastrofik këtë të martë në vendin tonë, ku pak momente pas zbulimit të vrasjes së tmerrshme të një 8-vjeçari në Fier, 2 qytetarë kanë humbur jetën në Gjirokastër.

Këtë herë bëhet fjalë për shtetasit Fotini dhe Irakli Panajoti, të cilët humbën jetën si paojë e flakëve që përfshiu shtëpinë ku ata jetonin në fshatin Hllomo të Dropullit.

Policia ka zbuluar se çifti I moshuar ndodheshin në banesë në kohën e ngjarjes, e cila ndodhi rreth orës 19:20 këtë mbrëmje.

Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi I policisë:

Më datë 16.11.2021, rreth orës 19:20, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Hllomo, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. P.

Si pasojë e zjarrit dyshohet se kanë humbur jetën dy shtetasit e moshuar, shtetasi I. P. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. P., të cilët ndodheshin në banesë.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al