Arrestohet Genc Tafili, në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës

Genc Tafili, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari është vënë në pranga. Teksa është arrestuar ai ndodhej në Gjermani.
Nga mediat mësohet se arrestimi është bërë në Aeroportin e Frankfurtit, pasi sipas tij kishte një urdhër-ndalimi ndërkombëtar.
Autoritetet gjermane kanë njoftuar autoritetet në Tiranë, të cilët kanë nisur procedurat për ekstradimin e Tafilit drejt Shqipërisë.
Tafili është dënuar për vrasjen e kryepolicit Zylyftari të kryer në gusht të vitit 2000, pas një shkëmbimi zjarri me dy vëllezërit Admir e Genc Tafili.
Kryepolicit i Shkodrës, Arben Zylyftari, u vra në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë drejtimit të një operacioni kundër dy personave të kërkuar.
Nga viti 2000 në 2017-ën Tafili kreu një pjesë të dënimit. Ai u lirua nga Gjykata e Krujës dhe në 2021-shin sërish me vendim Gjykate duhej të rikthehej në burg.