Kronikë e zezë

Aksidenti i trefishtë në Rrogozhinë i merr jetën çiftit

Aksidenti i trefishtë në Rrogozhinë i merr jetën

Një aksident i rëndë ka përfshirë tre makina mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Nga përplasja e fortë ka humbur jetën në vend shoferi shtetasi me inicialet T.M 54 vjeç, dhe bashkëshortja e tij ndërroi jetë pak minuta më vonë në spital.

2 udhëtarë të tjerë janë dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi i hetimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të saj.