Aksident në Lezhë. Humbën jetën drejtuesi 24 vjeç dhe pasagjerja 16 vjeç

E Shtunë 25 Dhjetor 2021, 20:11
TiranaPost

Foto nga vendngjarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lezhë. Automjeti i drejtuar në 24 vjeçari K.M ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi dhe pasagjerja me inicialet A.A.
Aksidenti ka ndodhur në Rrugën e Talës.
Policia po heton rrethanat.
Lezhë/Informacion paraprak
Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.