Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Fier, dyshohet për dy viktima  

Aksident i rëndë në Fier, dyshohet për dy viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku për pasojë dyshohet se kanë humbur jetën dy persona.

Mësohet se makina ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Marinzës.

Viktimat dyshohen se janë dy punonjës të një kompanie sigurie të një kompanie s që operonin në këtë zonë.

NJOFTIMI

Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”. Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”