Kronikë e zezë

Aksident fatal në aksin Lezhë-Milot! Automjeti përplaset bordurën, humbet jetën shoferi, plagoset pasagjeri

Aksident fatal në aksin Lezhë-Milot! Automjeti përplasetFoto Ilustruese

Një aksident fatal është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot atje ku një automjet ka dalë nga rruga duke u përplasur në bordurat anësore të saj.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i mjetit Paulin Gjomarkaj ka humbur jetën, ndërkohë që pasagjeri i tij Nikol Gjini është plagosur.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Tiranapost.al