Kronikë e zezë

Aksident automobilistik në Vorë, humbet jetën një 80-vjeçar

Aksident automobilistik në Vorë, humbet jetën një

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 80-vjeçari në fshatin Gjokaj të Vorës. Raportohet se shtetasi me inicialet H.S. ka humbur kontrollin e automjetit të tij duke dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ai është dërguar në spital për shkak të dëmtive të marra.

I moshuari që ndërroi jetë ishte pasagjeri në automjet. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Tiranapost.al